18 Korrik, 2024 - 5:10 pm
Autoriteti antimonopol italian njoftoi këtë të enjte se ka nisur një hetim kundër Google dhe kompanisë së saj mëmë Alphabet, pasi dyshon se kërkesa e Google për të lidhur të dhënat personale të përdoruesve me aplikacionet dhe shërbimet e kompanisë përbën një “praktikë të padrejtë tregtare”.
Lidhja e aktiviteteve personale të përdoruesve me shërbime të tilla si Google Search, YouTube, shfletuesi Chrome ose Google Maps e ndihmon kompaninë të fitojë njohuri mbi sjelljen e përdoruesve dhe kështu t’i profilizojë ata për reklama të synuara.
Rregullatori italian deklaron se Google nuk i informon përdoruesit për pasojat reale të pëlqimit të tyre për përdorimin e të dhënave personale, raporton ANSA.
Sipas administratës antimonopol, klienti u inkurajua të merrte një vendim komercial që përndryshe nuk do ta kishte marrë, pasi Google nuk i ofron atij informacion të mjaftueshëm se si ndahen të dhënat e tij personale midis ofruesve të shërbimeve.
Një zëdhënës i Google u përgjigj me një deklaratë duke thënë se kompanitë do të analizojnë detajet e rastit të përmendur dhe do të bashkëpunojnë në hetim./KultPlus.com