Rron Gjinovci: Skënderbeu nuk ka folur shqip

2 Mars, 2021 - 11:15 am

Aktivisti Rron Gjinovci mbrëmë ka zhvilluar një debat të ashpër në Pressing të T7 duke insistuar që në Kuvendin e Lezhës nuk është folur gjuha shqipe, shkruan KultPlus.

Këtë argument e kundërshtoi profesori Blerim Latifi duke u përplasur ashpër rreth kësaj çështje me Gjnovcin, përderisa panelistët e tjerë e shndërruan në humor gjithë këtë debat.

Latifi, ndër të tjera tha se ky është argument i serbëve, përderisa Gjinovci pa ndalur i akuzonte me fjalët: Ju nuk dini sen!

Sipas Gjinovcit, në Kuvendin e Lezhës është folur latinisht, osmanisht, spanjisht, por jo shqip.

“Kanë folë latinisht, kanë folë sapnisht, se ti menon që Skenderbeu ka ditë shqip a”, i drejtohet Gjinovci, Latifit.

“Shqip s’ka fol kërkush a, deri në shekullin e 19-të edhe qita e niva”, deklaroi Latifi.

Për më tepër, ndiqeni videon në vazhdim. / KultPlus.com

Të ngjajshme