7 Prill, 2021 - 10:49 pm
Me rastin e vdekjes të arsimtarit e poetit Habib Çelaj nga Kizhareka e Drenasit KultPlus publikon reportazhin e bërë nga Hazir Reka dhe Nerimane Kamberi më 1998 për Çelajn në malet e Kizharekës ku ishte refugjat, si dhe poezinë e shkruar nga ai.
Poezia e Habib Çelaj
“Bën ftohtë
Furtuna e shqyen najllonin
Nën qiellin e vranët
I lag shiu
Najlloni pikon, pikon, pikon
Shtrojerë dashurie në tendë
Nëpër tokëmali
Në tragjedinë e pikëllimit
Plafi s’na i mbulon këmbët”/ KultPlus.com