Rusia mban dasmën e parë mbretërore pas më shumë se 100 vjetësh

2 Tetor, 2021 - 4:49 pm

Rusia sot mbajti dasmën e saj të parë mbretërore që nga revolucioni bolshevik i vitit 1917, i cili rrëzoi monarkinë Romanov, me anëtarët e familjes mbretërore nga e gjithë Evropa që morën pjesë në ceremoninë luksoze.

Duka i Madh rus George Romanov, 40 vjeç, njoftoi fejesën me të dashurën e tij italiane, Rebecca Bettarini, 39 vjeçe, pas një propozimi për Krishtlindje dhe sot, çifti tha betimet e tyre në katedralen e Saint Isaac në ish-kryeqytetin perandorak, Shën Petersburg në prani të dhjetëra anëtarëve të familjes mbretërore, shkruan DailyMail.

Nusja veshi një fustan mahnitës të bardhë të materialit saten i cili karakterizohej me një pjesë të ngritur te qafa, mëngë të gjata dhe një bisht mjaft të gjatë, si dhe një kurorë shkëlqyese prej diamanti, e cila ishte dizajnuar nga Chaumet, argjendaria zyrtare e Perandoreshës Joséphine dhe Napoléon.

Qindra mysafirë të huaj udhëtuan në qytetin e dytë më të madh në Rusi për ceremoninë fetare, përfshirë Mbretëreshën Sofia të Spanjës, Princin Rudolph dhe Princeshën Tilsim të Lihtenshtajnit, dhe ish-mbretin dhe mbretëreshën e Bullgarisë, ndërsa nëna e dhëndrit Dukesha e Madhe, Maria Vladimirovna dukej shkëlqyese në një veshje blu të zbukuruar me lesh, ndërsa shikonte me krenari djalin e saj të lidhë kurorën.

Pas ceremonisë fetare, nusja ndërroi fustanin duke veshur një tjetër fustan nusërie të frymëzuar nga përrallat, i zbukuruar me kristale për të vazhduar festimet në një gala mbrëmje, të mbajtur në Muzeun Rus të Etnografisë.

Ndërkohë shoqërueset e nuseve në event zgjodhën të vishnin nga një fustan jeshil dhe kadife me mëngë të fryra të stilit mesjetar.

Romanov tha se çifti zgjodhi qytetin si vend për kurorëzimin e tyre sepse ishte vendi i parë në vendin ku familja u kthye në fillim të viteve 1990.

“Është shumë, shumë afër familjes sonë”, i tha ai faqes së lajmeve me bazë në Shën Petersburg, Fontanka, para dasmës./KultPlus.com

Të ngjajshme