22 Shtator, 2019 - 10:00 pm
Ministri i Shtetit dhe Diasporës në Shqipëri, Pandeli Majko, ka shkruar sot për Bashkinë e Sëndahstinës, e cila banohet nga komuniteti më i ri dhe më i vogël arbëresh në Siçili, shkruan KultPlus.com
“Bashkia e Sëndahstinës është qyteza arbëreshe në Itali, e njohur ndryshe edhe si Santa Cristina Gela. Ky është komuniteti më i vogël dhe më i ri arbëresh në Siçili. E themeluar në vitin 1691 nga 82 bujq që u zhvendosën nga Piana degli Albanesi, sot qyteza banohet nga rreth një mijë arbëresh, të cilët vazhdojnë të ruajnë traditat”, ka shkruar Majko në Facebook.