8 Shkurt, 2025 - 10:24 pm
Aktiviteti sizmik vazhdoi sot në det jashtë zonës Santorini-Amorgos, me nëntë tërmete me magnitudë nga 4,0 deri në 4,9 ballë të shkallës Rihter.
Aktiviteti sizmik i shkallës së ulët, por i shpeshtë, filloi në fund të janarit, filloi midis ishujve Santorini dhe Amorgos.
Shkollat në ishujt Thera, Ios, Anafi dhe Amorgos do të qëndrojnë të mbyllura deri më 14 shkurt, vendosën sot dy komitetet për aktivitetin sizmik dhe kërcënimin nga tërmetet.
Vendimi përfshihet në një deklaratë të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, pas një takimi mesdite të thirrur nga profesori Efthymios Lekkas, president i Organizatës së Planifikimit dhe Mbrojtjes nga Tërmeti (OASP).
Sipas deklaratës, anëtarët e komitetit thanë gjithashtu se aktiviteti sizmik në ishullin Anydros (midis Therës dhe Amorgos) mbetet i qëndrueshëm, me mbi 800 tërmete të regjistruara midis 1 shkurtit dhe sot (8 shkurt) me magnitudë mbi 3,0 ballë të shkallës Rihter, dhe një intensitet maksimal 5,2./atsh/ KultPlus.com