14 Janar, 2024 - 9:30 pm
Saranda i bashkohet aktiviteteve të Vitit të Pyjeve 2024, duke nisur nga mbjellja e 200 fidanëve të rinj pishe.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga aksioni për mbjelljen e pemëve në Sarandë.
“Kalendari i mbjelljeve, por edhe i shumë eventeve, projekteve dhe nismave edukuese do ta shoqërojë gjithë këtë vit për t’i dhënë pyjeve rëndësinë që u takon”, tha Rama.
Qëllimi kryesor i këtij pyllëzimi është mbrojtja e mjedisit, mbrojtja e tokës, si dhe promovimi i qëndrueshmërisë së ekosistemeve në një zonë të ndotur.
Kjo nismë ka si synim “krijimin e një pylli” me funksion rekreacioni që do të shërbejë si një ambient shplodhës për banorët e zonës, njëherazi masë parandaluese për erozionin për tokat përreth gjatë prurjeve të mëdha të reshjeve. / KultPlus.com