6 Nëntor, 2022 - 7:30 pm
Pas një vale protestash të aktivistëve të klimës, që kanë shkaktuar edhe dëmtime të veprave të famshme të artit me lëng domatesh, pure patatesh apo edhe më shumë, kancelari gjerman Olaf Scholz thotë se ai mendon se kjo formë demonstrimi është skajërisht e gabuar.
“Nuk më pëlqen që veprat e artit ndoten me lëng domatesh apo pure” tha Scholz në një konferencë partie të socialdemokratëve të tij.
Muzetë në Berlin, Londër, Romë, Amsterdam dhe gjetkë në Evropë, kanë përjetuar që vepra të çmuara arti të ndoten me lëng domatesh, pure patatesh, supë me bizele dhe gjak të rremë, në veprime që synojnë të tërheqin vëmendjen ndaj mosveprimit të qeverive për një katastrofë klimatike në pritje.
Grupi aktivist gjerman ”Letzte Generation” (“Brezi i fundit”) gjithashtu ka bllokuar rrugët si pjesë e protestave të tij.
Scholz tha se ai besonte se protestuesit po arrinin të kundërtën e kauzës së tyre.
“Unë mendoj se njerëzit që bllokojnë trafikun nuk e kuptojnë seriozitetin e shqetësimit, por thjesht janë të mërzitur”, tha Scholz./KultPlus.com