31 Mars, 2022 - 5:00 pm
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) në bashkëpunim të ngushtë me Bashkimin Evropian, Agjencionin Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), Institucionin e Avokatit të Popullit si dhe akterë të tjerë të rëndësishëm me 7 prill 2022 nga ora 10:00 deri në 12:30 në hotel Sirius ose në Zoom, do të bëhet lansimi i botimit të dytë të raportit “Diskriminimi me bazë gjinore dhe punësimi në Kosovë”.
Dy nga bashkëautorët nga RrGK do të paraqesin gjetjet kryesore dhe rekomandimet që rezultojnë nga hulumtimi.
Pas prezantimit, do të ketë diskutim me institucionet kryesore lidhur me mundësite e zbatimit të këtyre rekomandimeve.Linku për Zoom: https://us06web.zoom.us/j/83344852482 / KultPlus.com