7 Gusht, 2023 - 9:52 pm
Pallati i Versajës është një nga ndërtesat më madhështore dhe më të rëndësishme historike në botë. Ky pallat mbresëlënës ishte dikur rezidenca e mbretërve dhe mbretëreshave franceze dhe ka një histori të pasur dhe magjepsëse, e cila i ka mahnitur vizitorët për shekuj me radhë. Por e dini se ai bart ende shumë sekrete dhe thesare të fshehura, të cilat nuk janë të hapura për publikun? Ja cilat janë disa prej tyre:
I njohur si “Kalimi i Fshehtë” ose “Shkallët e Fshehta”, kalimi ndodhet në apartamentet e mëdha të Pallatit dhe është përdorur nga mbreti dhe zonjat e tij për t’u arratisur nga pallati pa u vënë re. Ai u ndërtua gjatë mbretërimit të Luigjit XIV dhe u përdor për të shmangur oborrtarët dhe rojet e pallatit.
Ai ishte shumë i vlefshëm gjatë Revolucionit Francez dhe u përdor për të larguar njerëzit në fshehtësi nga pallati. Vendkalimi është i fshehur pas një dere të maskuar si një raft librash. Kjo derë të çon në një shkallë të ngushtë, e cila të udhëheq në një dalje të fshehtë në kopshtet e pallatit. Kalimi është shumë i ngushtë dhe mund të përdoret vetëm nga një grup i vogël e njerëzve në të njëjtën kohë. Sot qasja tek ky vendkalim është e kufizuar, dhe vizitorët duhet të bëjnë një rezervim paraprak.
Mbreti Luigji XV ndërtoi enkas një dhomë sekrete në Pallatin e Versajës, të cilën e përdorte për të organizuar takime dhe diskutime “të fshehta”. E njohur si Secret du Roi, dhoma ndodhet në krahun verior të pallatit, pranë Apartamenteve Private të Mbretit. Mbreti e përdorte si zyrën e tij private dhe si një dhomë takimesh me këshilltarët e tij më të afërt.
Dizajni i dhomës është i veçantë. Për shkak të natyrës së saj sekrete, dhoma ishte projektuar për të qenë plotësisht e papërshkueshme nga zëri. Tek ajo arrihet përmes një dere të maskuar si një raft librash. Dera e saj mund të hapej vetëm nga një mekanizëm sekret i njohur vetëm për mbretin dhe një grup të vogël njerëzisht të besuar. Secret du Roi u përdor për një sërë takimesh konfidenciale, si për shembull diskutimet e çështjeve shtetërore dhe negociatat diplomatike sekrete.
Në vitin 1774, mbretëreshës Maria Antoneta iu dhurua “Petit Trianon”, një pallat më i vogël i vendosur brenda kompleksit më të madh të pallateve nga Luigji XVI si një vendstrehim privat. Antonetës i pëlqente privatësia e saj, ndaj “Petit Trianon” ishte projektuar për të qenë hapësira e saj private, ku mbretëresha mund të shpëtonte nga vështirësitë e jetës së oborrit dhe të shijonte pak pushim me miqtë e saj të ngushtë (dhe nëse duhen besuar thashethemet, edhe të dashurit e saj).
Thuhet se edhe “Petit Trianon” kishte vendkalimin e tij sekret, që supozohet se e bashkon atë me pallatin kryesor dhe i jepte mundësinë Antonetës të shkonte dhe vinte pa u vënë re. Vendndodhja e saktë e vendkalimit është sot një mister dhe nuk dihet nëse ekziston ende.
Një nga gjërat më të mira të të qënit mbret, është padyshim të pasurit para por edhe fuqi për të kënaqur vërtet pasione dhe interesat e tua. Në rastin e Luigjit XIV, kjo çoi në krijimin e Kabinetit të Kurioziteteve. Ai përmbante një koleksion të madh ekzemplarësh natyrorë, instrumentesh shkencorë, vepra arti dhe gjëra të tjera të çuditshme dhe të rralla, të cilat mbreti i kishte mbledhur gjatë viteve.
Fillimisht u vendos në një dhomë të vogël, ngjitur me apartamentet private të mbretit dhe mbikëqyrej nga Zhan-Baptist Kolber, një mbrojtës i arteve dhe shkencave dhe Ministri i Financave. Edhe pse nuk ishte një sekret shtetëror, vetëm disa njerëz të përzgjedhur, lejoheshin që të hynin brenda për ta parë. Disa nga objektet përfshinin një bri rinoceronti, një guaskë të madhe deti, një krokodil të balsamosur dhe një pjesë të Kryqit të Vërtetë.
Kabineti u rrit në përmasa dhe kompleksitet, duke u bërë një nga koleksionet më të mëdha dhe më gjithëpërfshirëse të ekzemplarëve të historisë natyrore në botë. Fatkeqësisht, ai u shkatërrua në vitin 1753 dhe u zëvendësua nga Salloni i Lojërave shumë më pak spektakolar.
Mbretëresha e përdori atë për të vënë në skenë drama, komedi dhe shfaqje muzikore për miqtë dhe familjen e saj më të ngushtë. Teatri, i njohur si Théâtre de la Reine, ose Teatri i Mbretëreshës, ndodhej brenda “Petit Trianon”. Ai është projektuar në stilin neoklasik me një skenë të vogël dhe ndenjëse për rreth 200 persona. Ishte zbukuruar me afreske të përpunuara, mbulesa të praruara dhe perde me shumë qëndisma. Zakonisht shfaqjet muzikore zgjidheshin nga vetë Antoneta dhe prireshin të ishin komedi dhe opereta të lehta. Thuhej se ajo ishte një muzikante dhe aktore e talentuar dhe shpesh merrte pjesë vetë në shfaqje.
Është një nga dhomat më ikonike në Pallatin e Versajës. Fillimisht u projektua për të nderuar fitoret ushtarake të Luigjit XIV, por përdorimi i saj ndryshoi me kalimin e kohës. Ndodhet në katin e parë të pallatit dhe shtrihet në të gjithë gjatësinë e ndërtesës, duke ofruar një panoramë mahnitëse të kopshteve të pallatit.
Salla u projektua nga arkitekti Zhyl Harduin-Mansar dhe u përfundua në vitin 1684. E ka marrë këtë emër nga 357 pasqyrat që veshin të gjitha muret e dhomës. Këto pasqyra janë edhe sot mbresëlënëse. Prodhimi i tyre me cilësi të lartë ishte një sekret.
Kur u ndërtua kjo sallë, Venecia kishte monopolin e prodhimit të pasqyrave më të bukura në botë, dhe thuhej se Franca duhej të rrëmbente prodhuesit venecianë të pasqyrave për të përfunduar sallën. Sipas legjendës, qeveria veneciane ishte aq e vendosur që të ruante monopolin e saj, saqë i ndaloi krijuesit e pasqyrave të saj të largoheshin nga qyteti. Kush e bënte këtë dënohej me vdekje. Kjo do të thotë se ndërtimi i sallës do të ishte tepër i shtrenjtë dhe po ashtu një proces shumë i fshehtë.
E vendosur në katin e parë të pallatit, tek ajo mund të hyhet vetëm përmes një dere tjetër të fshehur në Dhomën e Mbretit. Kisha e vogël u përdor nga familja mbretërore për ceremoni fetare më private dhe intime. Ajo u ndërtua në fillim të shekullit XVIII-të gjatë mbretërimit të Luigjit XV dhe ishte projektuar për të qenë një vend ku mund ta faleshin të qetë familja mbretërore dhe miqtë dhe këshilltarët e tyre më të ngushtë.
Ai u ndërtua në shekullin XVII-të gjatë mbretërimit të Luigjit XIV dhe u përdor për të transportuar në fshehtësi ushqime dhe njerëz midis pallatit dhe qytetit. Tuneli ishte rreth 1 km i gjatë dhe u gërmua thellë nën tokë për të shmangur zbulimin.
Ishte mjaftueshëm i gjerë për të lëvizur edhe me karroca dhe kuaj dhe ishte i veshur me mure tullash dhe tavane të harkuar. Ai u përdor kryesisht për praktikat e përditshme. Pati një rol edhe më të rëndësishëm gjatë Revolucionit Francez, gjatë të cilit u përdor për të nxjerrë jashtë anëtarët e familjes mbretërore dhe mbështetësit e tyre. /Bota.al/KultPlus.com