Sekreti i rreshtimit të përsosur të piramidave egjiptiane

7 Dhjetor, 2022 - 5:00 pm

Për shekuj me radhë, piramidat e Gizës në Egjipt i kanë habitur studiuesit, jo vetëm për hapësirat e tyre misterioze dhe dhomat e fshehta, por edhe sesi ndërtuan egjiptianët e lashtë struktura kaq mbresëlënëse pa pasur teknologjinë e sotme moderne.

Një nga çështjet më misterioze, është se si strukturat janë rreshtuar përkrah njëra tjetrës nëmënyrë të përsosur. Edhe pse është pak më anash, në përgjithësi brinjë e Piramidës së Madhe të Gizës 138.8 metra të lartë – e njohur gjithashtu si Piramida e Madhe e Faraonit Kufu – janë shumë të drejta dhe të rreshtuara pothuajse në mënyrë të përsosur përgjatë pikave kryesore, veri-jug-lindje -perëndim.

“Ndërtuesit e Piramidës së Madhe të Kufu e pozicionuan monumentin e madh me një saktësi shumë të madhe”-shkroi arkeologu dhe inxhinieri Glen Dash në një studim të botuar në vitin 2017. Në fakt, të tria piramidat më të mëdha egjiptiane – dy në Giza dhe një në Dahshur – janë të lidhura në një mënyrë të jashtëzakonshme, që nuk do të pritej ta shihej nga një epokë pa dronë, projekte dixhitale dhe kompjuterë.

“Të tria piramidat shfaqin të njëjtin gabim. Ato janë pozicionuar paksa në të kundërt të akrepave të orës. Ndërsa ekzistojnë shumë hipoteza se si e bënë këtë egjiptianët – duke përdorur Yllin Polar apo hijen e Diellit – nuk ka qenë asnjëherë plotësisht e qartë se si funksionuan këto.

Por Dash propozoi një ide tjetër më të thjeshtë. Studimi i tij sugjeroi se egjiptianët që kanëjetuar afro 4500 vjet më parë, mund të kenë përdorur Ekuinoksin e vjeshtës për të arritur këtërreshtim gati përsosur të këtyre monumenteve.

Ekuinoksi konsiderohet si momenti që ndodh 2 herë në vit, kur gjatësia e ditës dhe e natës janë pothuajse të barabarta. Matjet e mëparshme të Ekuinoksit ishin anashkaluar si një metodë e mundshme, pasi supozohej se ajo nuk do të siguronte saktësi të mjaftueshme.

Por Dash tregoi se ka një mënyrë sesi mund të kishte funksionuar kjo metodë, duke përdorur një shufër të njohur si gnomon. Për ta kuptuar këtë, Dash kreu eksperimentin e tij, duke filluar që nga dita e parë e Ekuinoksit të vjeshtës, më 22 shtator 2016, dhe duke përdorur një gnomon për të lëshuar hije.

Ai gjurmoi pikën e hijes në intervale të rregullta, duke shënuar disa pika në formën e njëkurbe. Në fund të ditës, përmes një spangoje të tendosur të mbështjellë rreth shtyllës, ai kapi dy nga pikat e kurbës dhe krijoi një vijë pothuajse të përsosur që shkon nga lindja nëperëndim.

Dash tregoi gjithashtu se shkalla e gabimit është paksa në të kundërt të akrepave të orës, e ngjashme me gabimin e lehtë të gjetur në shtrirjen e piramidave Khufu dhe Kafre në Giza dhe piramidën e Kuqe në Dahshur. Eksperimenti u krye në Konektikat, SHBA, por Dash tha se e njëjta gjë duhet të funksionojë në Egjipt.

Ai thekson se egjiptianët do të kenë qenë në gjendje ta përcaktonin Ekuinoksin e vjeshtës

duke numëruar 91 ditë nga Solstici i verës. Por pavarësisht se studimi i tij tregon se kjo teknikë  mund të jetë përdorur për rreshtimin e piramidave, ne nuk kemi ende ndonjë provë se ka ndodhur vërtet kështu.

“Mjerisht egjiptianët e lashtë na lanë pak të dhëna. Nuk janë gjetur dokumente inxhinierikeapo plane arkitekturore që të japin shpjegime teknike, të cilat mund të na tregonin se si egjiptianët e lashtë rreshtuan ndonjë nga tempujt ose piramidat e tyre”-shkroi Dash./ KultPlus.com

Të ngjajshme