31 Gusht, 2022 - 11:15 am
Ekspozimi i punimeve artistike të të rinjve të talentuar në artin pamor, me qëllim fuqizimin e tyre, është objektivi i projektit “Selfie Museum Albania”.
Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali mbështeti këtë projekt që do t’i afrojë të rinjtë me artin në një mënyrë tërësisht inovative.
“Selfie Museum Albania” Citrus Group mbështetet nga Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, në fazën e zgjerimit si startup”, shkroi Bilali në një postim në rrjetet sociale.
“Krijimi i një muzeu cool ku do të ekspozohen punime artistike të të rinjve të talentuar në artin pamor, me qëllim fuqizimin e tyre, është objektivi i projektit “Selfie Museum Albania””, theksoi Bilali.
“Ky projekt do t’i afrojë të rinjtë me artin në një mënyrë tërësisht inovative, ku do të krijohen hapësira të veçanta dhe unike për ndërveprimin mes tyre”, u shpreh Bilali./ atsh/ KultPlus.com