Serbia i shlyen shqiptarët e Luginës së Preshevës nga regjistrat civilë

19 Gusht, 2019 - 9:35 am

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ditëve të fundit ka shlyer qindra qytetarë shqiptarë nga regjistri civilë në Medvegjë. Me këtë veprim atyre u pamundësohet shfrytëzimi i të drejtës elementare për vendbanim dhe zgjedhje.

‘Gjendja është jashtëzakonisht e keqe, kemi problem me shlyerjen e shqiptarëve nga listat e votuesve. Kemi marrë hapa për ndalimin por Beogradi dhe serbët në Medvegjë nuk duan të kuptojnë që Medvegja ka shqiptarë dhe do të jenë gjithmonë me shqiptarë’ tha Florim Sahiti- këshilltar në KK Medvegjë.

Ndaj kësaj dukurie ka reaguar edhe Ragmi Mustafa, Kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar (KNSH) ‘Kemi kundërshtuar këtë proces diskriminues, anti-ligjor që po bëhet ndaj shqiptarëve të Medvegjës. Në këtë kuadër pavarësisht të gjithave që janë duke u përballur shqiptarët e Medvegjës, ne do duhej të mbledhim forcat dhe të kërojmë të drejtat tona’ tha Mustafa. /KultPlus.com

Të ngjajshme