Sevdije Kastrati – Dili bëhet pjesë e Shoqatës Amerikane të Kinematografëve

5 Shkurt, 2025 - 10:17 am

Qendra Kinematografike e Kosovës përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se Sevdije Kastrati – Dili është bërë anëtare e Shoqatës Amerikane të Kinematografëve, ASC.

Sevdije Kastrati ka punuar në shumë filma në Kosovë, të cilët kanë shënuar sukses edhe jashtë trojeve shqiptare, siç ishte filmi Zana.

Ajo është transferuar në Shtetet e Bashkuara në vitin 2009 për të studiuar kinematografi në Institutin Amerikan të Filmit, duke fituar një MFA në 2011

Kreditë e saj përfshijnë filmin e shkurtër fitues të çmimit The Return dhe filmat Gdhendur, Perperrator, Vera Dreams of the Sea, Zana, Cold November dhe The Marriage. Martesa dhe Zana ishin kandidatët e Kosovës për Oscarin më të mirë ndërkombëtar në vitin 2018 dhe 2019, respektivisht./KultPlus.com

Të ngjajshme