7 Qershor, 2020 - 7:56 pm
Nesër është provimi i parë i Maturës Shtetërore. Ministria e Arsimit, Besa Shahini, përmes facebook ka lajmëruar përfundimin e vitit shkollor. Nga ana tjetër, Shahini i ka uruar suksese nxënësve të cilët të hënën kanë provimin e parë të Maturës Shtetërore.
Postimi i plotë:
Arritëm ta mbyllim këtë vit të vështirë shkollor, falë qëndrueshmërisë së nxënësve, durimit të prindërve dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të mësuesve tanë që brenda një kohë të shkurtër e përballën me sukses realitetin e krijuar nga tërmeti shkatërrues dhe pandemia vdekjeprurëse.
Mirënjohje të veçantë për secilin prej jush! Tashmë jemi në atë “fazën finale të maratonës” për maturantët tanë, të cilët ditën e nesërme kanë provimin e parë të Maturës Shtetërore. Suksese të përzemërta secilit prej tyre në çdo provim dhe i dëshiroj gjithë të mirat në rrugëtimin e tyre jetësor. /KultPlus.com