Shaqiri i ka dërguar një fanellë dhe një mesazh fansit të tij që po lufton me kancerin (VIDEO)

11 Gusht, 2022 - 9:45 am

Xherdan Shaqiri, i cili njihet si një lojtar me zemër të mirë, e ka dëshmuar edhe një herë tjetër një gjë të tillë, shkruan KultPlus.

Ylli shqiptar, së fundmi i ka dërguar fanellën një fansit të tij, i cili është duke luftuar me kancerin.

Në mesin e shumë fansave nëpër botë, një prej tyre është një fans i quajtur Rick Thompson nga Charlotte, Karolina e Veriut.

Rick, i cili po shpresonte që të shihte Shaqirin në Chicago, nuk arriti që ta bëjë një gjë të tillë pasi ishte diagnostifikuar me kancer vetëm disa javë para ndeshjes.

Rickut iu është thënë që të shmang vendet e mbushura me njerëz dhe të shihte sa më pak TV.

Por Chicago i dërgoi atij një fanellë të Shaqirit me numrin 10 në shpinë dhe surpriza nuk u ndal me kaq, pasi Rick mori një mesazh edhe nga lojtari i tij i preferuar.

“Përshëndetje Rick, jam Shaq. Kam dëgjuar se jeni një fans i madh. Dua t’ju falënderoj për mbështetjen tuaj gjatë gjithë karrierës sime”.

“Fatkeqësisht nuk arritët të shkoni në lojë. Unë kam një dhuratë për ju, një fanellë”.

“Shpresoj t’ju takoj një ditë. Ju uroj gjithë të mirat. Kthehuni më i fortë”, ka thënë Shaqa në mesazhin e tij.

Kjo dhuratë do të thotë shumë për Rickun, i cili e dëshmoi këtë gjë. /KultPlus.com

Të ngjajshme