Shaqiri: Kur shkoj në Kosovë më bën telefoni çdo 10 minuta, u themi njerëzve që s’jam në shtëpi

29 Mars, 2022 - 7:59 pm

Përfaqësuesja e Kosovës zhvilloi sot një ndeshje jashtëzakonisht të madhe miqësore.

“Dardanët” u përballen me Zvicrën në “Letzigrund Stadion” në Cyrih në pasditën e sotme.

Ndeshja e sotme u zhvillua nga ora 18:00. Kjo ishte ndeshja e parë miqësore mes dy përfaqësueseve.

Para ndeshjes, Xherdan Shaqiri që luan për Zvicrën e ka dhënë një deklaratë tejet interesante.

Futbollisti nga Gjilani thotë se ka aq shumë kushërinj sa që nuk i njeh një pjesë të tyre.

“Unë nuk shkoj atje (në Kosovë) shpesh dhe kjo bëhet më speciale për njerëzit kur të shkoj. Telefoni cingëron çdo 10 minuta kur jam atje”, tregon për mediumin zviceran “Blick” Shaqiri, i cili shpesh i lë prindërit e tij ta kapin telefonin për t’i “trembur” thirrësit.

“Ata ju thonë njerëzve se kam dalë”, shpjegon tutje Shaqiri.

“Nëna dhe babai im i kanë tetë vëllezër e mora. Unë kam shumë kushërinj në Kosovë, shumicën prej tyre nuk i njoh”, deklaron Shaqiri duke qeshur.

Në Zvicër, poashtu edhe në Kosovë, kjo ndeshje u konsiderua edhe “vëllazërore” për shkak se shumë shqiptarë kanë luajtur dhe luajnë te helvetikët.

Ndryshe, Kosova erdhi në këtë ndeshje pas fitores 5:0 ndaj Burkina Fasos, kurse Zvicra nga humbja 2:1 prej Anglisë. / KultPlus.com

Të ngjajshme