8 Prill, 2021 - 4:40 pm
Hebreu nga Kosova, Shaul Gattenyo (sot 80 vjeç), gjatë Luftë së Dytë Botërore, kur ai ishte pesë vjeç, shpëtoi gjatë Holokaustit, pasi u strehua në manastirin e Letnicës, një fshat i vogël komunën e Vitisë, pranë Gjilanit në Kosovë.
Shumica e anëtarëve të familjes Gattenyo, duke përfshirë edhe prindërit u shfarrosën në kampet e përqendrimit (Treblinka, Aushvic Jasenovac, Sajmishte).
Pas Luftës së Dytë Botërore, Shaulin e vogël, atëherë tetë vjeç, e mori Ester Biti, motra e gjyshes së tij së bashku me bashkëshortin e saj Hananya.
Me ta Shaul Gattenyo u largua në vitin 1948 në Izrael. Ai studioi matematikë dhe punoi si mësues i shkollës së mesme në Jerusalem. / KultPlus.com