11 Nëntor, 2021 - 11:00 pm
Promovimi i produkteve të zonës ishte në fokus të një aktiviteti festiv të organizuar sot Lezhë.
Bashkia e Lezhës organizoi sot “ShegaFest” 2021, një event që u organizua mes instalacionit të Lahutës së Malësisë dhe Obeliskut të Besëlidhjes së Kombit.
Promovimi i produkteve vendase, por edhe i traditës dhe kostumografisë së kësaj treve, janë synimet kryesore të organizimit të festave lokale në Lezhë.
Aktiviteti përcolli po ashtu mesazhe artistike nga artistët dhe piktorët lezhjanë, ndërsa një panair i produkteve vendase u organizua në sheshin e qytetit.
Bashkia e Lezhës ka hartuar një kalendar të plotë të festave lokale, si mënyra më e mirë për promovimin e traditës së zonës dhe tërheqjen e vizitorëve./KultPlus.com