1 Shkurt, 2021 - 8:04 pm
Një pjesë e murit jugperëndimor i Kalasë së Prizrenit është shembur si pasojë e lagështisë.
Këtë konstatim preliminar e kanë dhënë arkeologët duke u bazuar edhe në dëmtimet që i ishin bërë këtij muri për rregullimin e rezervuarit të ujit që gjendet aty.
Shembja është parë në mëngjesin e sotëm./ KultPlus.com