15 Nëntor, 2020 - 9:00 pm
Me shëndet çdo gjë na duket e kënaqshme, kurse kur jemi të sëmurë asgjë nuk na kënaq. – Artur Shopenhauer
Shëndeti është njësh të cilit mund t’i shtosh shumë zero si vlera të tjera, por që pa të gjitha mbeten zero. – Kineze
Jemi tre: unë, ti dhe sëmundja; nëse ti do të bashkëpunosh me mua, ne të dy do ta mposhtim sëmundjen, por nëse ti nuk bashkëpunon me mua, sëmundja do të na mposhtë të dyve. – Një mjek arab
Nuk ka asnjë dobi nga të gjitha të mirat, pa përjashtim, po që se mungon shëndeti. -Lukiani
Shëndeti dhe mendja janë dy të mira të mrekullueshme në jetë. Çdo njeri i shëndoshë shumë kollaj i jep këshilla atij që është i sëmurë. – Menandri
Më e bukura nga ditët tona është ajo kur qeshëm. – Aristoteli
Gjellë, pije, gjumë, dashuri trupore, të gjitha me masë.
Parandalimi i sëmundjes është më i mirë se terapia.
Dietat që arrijnë cakun e fundit të dobësimit janë të dëmshme, por edhe të ngrënët e shumtë gjithashtu është i dëmshëm.
Sëmundja që përballohet në mënyrë të studiuar qëndron më lart se mirëqënia e shthurur. – Hipokrati
Mjeku i të sëmurëve është gjumi i rregullt. – Teofil
E qeshura ndihmon tretjen, nxit zemrën për punë dhe përforcon muskujt, ngacmon në veprimtarinë krijuese të trurit dhe ruan gatishmërinë e reflekseve. – Ë.Fry
Një sëmundje e rëndë mund të shërohet, përveç të tjerash, edhe me forcën e të qeshurit; një e qeshur e mirë, nga ato që të shkrijnë, lëviz edhe i bën të dridhen të gjitha organet trupore, njësoj si lëvizjet fizike. – N.Kousins
Gëzimi hyn në jetën tonë, kur kemi diçka për të bërë, diçka për të dashur dhe diçka për të cilën shpresojmë. – J.Addison
I gjithë interesi për sëmundjen dhe vdekjen është një shprehje tjetër e interesit për jetën. – Tomas Man
Morgu është vendi ku vdekja gëzon t’i vijë në ndihmë jetës. – Latine
Nuk ka qelizë ose ind aq të vogël, saqë të mos ketë shpirtin dhe forcën jetësore brenda tij. – J.Kent
Trupi i njeriut ëshët një shtet i individëve të barabartë, një shtet demokratik i qelizave, një federatë qelizash. Megjithëse qelizat e një shteti të individëve të lirë me të drejta të barabarta nuk kanë aftësi të njëjta, në të vërtetë ato persitojnë për shkak të varësisë së ndërsjellë që kanë nga njëra-tjetra.
Nëse sëmundja është një shprehje e jetës vetjake në rrethana të pafavorshme, atëherë epidemitë duhet të jenë tregues i çrregullimeve të popullatës. – Rudolf Virchov
Natyrës i takojnë falenderime të mëdha sepse i ka dhënë jetës së qënieve aq shumë fuqi shteruese. – Gëte
Më mirë të të shtypë tramvaji se sa të të marrë inat virusi. – J.J. Ëalsh
Mesazhi im për biznesmenët e këtij vendi kur ata udhëtojnë jashtë shtetit për punë është që, për të parandaluar infektimin nga SIDA, ka një gjë mbi gjithë të tjerat që ata duhet ta marrin me vete, dhe kjo është gruaja. – Edëina Currie
Zemra është një organ i fuqishëm, një mekanizëm i mrekullueshëm, që, pa riparime, mund të bëjë një shërbim të fortë pompues që zgjat deri në 100 vjet. – Villis J. Potts
Gjaku është ajo pemë e kuqe dhe e brishtë të cilin e mbajmë gjithmonë me vete. – Osbert Sitëell
Veshkat janë kimistet mjeshtre të mjedisit tonë të brendshëm, të cilat, si të thuash, bëjnë sintezën në sensin invers. – Homer Villiam Smith
Të ushqehem, të pi ujë, të meditoj. Edhe me kaq mund të jem i kënaqur. Pasuria dhe nderimet janë si retë, ikin. – Konfuc./ KultPlus.com