22 Qershor, 2020 - 10:30 pm
Shëngjini po përgatitet për nisjen e sezonit turistik, duke garantuar jo vetëm pastërtinë e bregdetit, por edhe një qytet e ambient të pastër në tërësi.
Punonjësit e bashkisë së Lezhës u angazhuan sot për pastrimin e rrugës së Shëngjinit.
Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu u shpreh se “Shëngjini është në fokusin e përditshëm të shërbimeve të bashkisë Lezhë”.
“Sepse estetika, pastërtia dhe rregulli çdo ditë janë në përmirësim”, tha ai.
Shëngjini ndodhet 58 kilometra nga Tirana, ndërsa qyteti i Lezhës ndodhet vetëm 7 kilometra larg tij. Plazhet e Shëngjinit janë të njohura për rërën e pastër dhe ujin e ngrohtë. Një nga plazhet që tërheq vëmendjen e pushuesve është ai i “Ranës së hedhun”, si dhe plazhet e Kunes dhe Tales. /Atsh /KultPlus.com