Sheshet e Prishtinës dekorohen me fjongo rozë si shenjë solidarizimi për kancerin e gjirit

22 Tetor, 2020 - 1:52 pm

Aktivitete të ndryshme në vend, këtë vit kanë marrë tjetër formë për shkak të situatës së shkaktuar nga Covid-19, shkruan KultPlus.

Muaji Tetor njihet si muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit i cili në vendin tonë sjellë çdo vit një sërë aktivitetesh.

Nafije Latifit, një nga heroinat e këtij komuniteti, e cila vazhdon t’ju ndihmojë të gjithë grave dhe burrave që janë diagnostifikuar me kancer të gjirit përmes organizatës së saj, Jeta-Vita, në vend të “”Ecjen tradicionale”, kësaj radhe ka organizuar një manifestim simbolik me qëllim të informimit të popullatës për ndërgjegjësimin e luftimit të kancerit të gjirit.

Sot sheshet e Prishtinës morën një pamje të re duke u bërë dekorimi i 90 drunjëve që gjenden në sheshe me fjongo rozë.

Secili fjongo është vendosur nga një person adekuatë i cili ka nënshkruar atë me idenë që do të punojë në këtë fushë.

Qëllimi i këtij aktiviteti është që të na përkujtojë të kujdesemi më shumë për vete dhe për shëndetin tonë, me vetëkontrolla dhe kontrolla të rregullta mjekësore, në mënyrë që sëmundja të zbulohet sa me herët.

Ky aktivitet u zhvillua me moto: Zbulimi i hershëm – mbijetesë, e të pranishëm ishin edhe shumë personalitete nga jeta kulturore e politike.

Ish presidentja e vendit, Atifete Jahjaga është shprehur se ky manifestim vjen si shenjë solidarizimi me të mbijetuarit e kancerit të gjirit dhe në formë përkrahje për ata që janë duke u ballafaquar me këtë sëmundje.

“Sot, së bashku me përfaqësues të institucioneve të Kosovës, zbukuruam sheshin me fjongo rozë në shenjë solidarizimi me të mbijetuarit e kancerit të gjirit, në formë përkrahjeje me ata që janë duke u ballafaquar me këtë sëmundje dhe në kujtim të atyre që i kemi humbur në këtë betejë”, shprehet Jahjaga. / KultPlus.com

Të ngjajshme