Shfaqjet dhe filmat më interesantë për të apasionuarit pas modës

17 Prill, 2022 - 11:45 pm

The Devil Wears Prada

Ende nuk ekziston një film tjetër që të sfidojë këtë realizim fantastik në fushën e modës. Prej 10 vitesh, ky film qëndron interesant dhe është një klasik i jashtëzakonshëm për të kuptuar realitetin, në të cilin jeton moda dhe të gjithë të apasionuarit pas saj.

Glow Up

Nëse jeni i apasionuar pas të bukurës në veçanti, nuk duhet ta humbni Glow Up! Seriali i ri në Netflix iu ofron një karrierë në industrinë e grimit dhe artin e së bukurës të rinjve, të cilët janë të hapur për eksperienca të reja në këtë fushë.

The First Monday in May

Shumë pak e njohin këtë realizim, por të gjihë njohim evenimentin e rëndësishëm Met Gala, apo jo? The First Monday in May është historia e përgatitjeve për Met Gala-në e vitit, duke treguar gjithashtu ndikimin e këtij aktiviteti në fushën e modës.

Jeremy Scott- The Pople’s Designer

Ka disa dokumentarë të cilët i dedikohen personaliteteve të modës, por krahas klasikëve për Yves Saint Laurent apo Chanel, ne kemi përzgjedhur edhe dokumentarin që i dedikohet dizajnerit që sot është në drejtimin e Moschino-s, Jeremy Scott. Që nga jeta me familjen e deri tek peripecitë për ndërtimin e një karriere, ky dokumentar është mjaft interesant dhe plot me mesazhe pozitive.

The Assassination of Gianni Versace

Ky serial, ka qenë ndër më të përfolurit në Netflix. Nëse deri më sot nuk e keni gjetur mundësine për ta parë, ju këshillojmë që të merrni kohë tani për ta parë dhe për t’u njohur me një nga historitë më interesante në fushën e modës…/ KultPlus.com

Devil Wears Prada Anne Hathaway Meryl Streep Emily Blunt

Të ngjajshme