Shikoni vetëtimën më të madhe në histori, u regjistrua në SHBA

2 Shkurt, 2022 - 8:00 pm

Rrufeja gati 800 kilometra e gjatë që ndriçoi qiejt mbi tre shtete amerikane është më e madhja në histori, kanë konfirmuar shkencëtarët. Rrufeja në vitin 2020 u shtri mbi 477.2 milje (768 kilometra) dhe ndriçoi qiejt mbi Misisipin, Louisianan dhe Teksasin.

Rekordi i mëparshëm ishte 440.6 milje (709 km) dhe u regjistrua në Brazil në vitin 2018. Rrufeja rrallë zgjat mbi 10 milje dhe zakonisht zgjat më pak se një sekondë, shkruan BBC.

Një tjetër rrufe u regjistrua në vitin 2020 – në Uruguaj dhe Argjentinë – që vendosi një rekord të ri në 17.1 sekonda. Rekordi i mëparshëm ishte 16.7 sekonda.

“Këto janë ngjarje të jashtëzakonshme”, tha profesori Randall Cerveny, raportues i Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO) për motin dhe ekstremet klimatike. Sipas WMO-së, të dy regjistrimet ndodhën në zona të prirura ndaj stuhive intensive që prodhojnë “mega-rrufe”. / KultPlus.com

Të ngjajshme