27 Nëntor, 2019 - 3:48 pm
Askush nuk po kursen asgjë për vëllezërit e motrat shqiptare që u tronditën nga tërmeti i djeshëm.
Kosovarët që në orët e para të mëngjesit të djeshëm, po solidarizohen në mënyra të ndryshme me banorët e prekur nga tragjedia.
Kudo në sheshe, rrugë, fshatra e shkolla, të vegjël e të mëdhenj po dhurojnë ndihma, pako ushqimore, veshmbathje e mjete financiare, shkruan Indeksonline.
E, dhimbje të madhe, po ndjejnë edhe ata që luftojnë për kafshatën e gojës.
Një shitës ambulant në Prishtinë, të hollat që mblodhi nga shitja e krem bananeve në kryeqytet, i dhuroi për Shqipërinë.
Ai ndaloi te një pikë në sheshin “Nënë Tereza” derisa qytetarët po kontribuonin aq sa kishin mundësi, derisa ky njeri zemërmirë, nxori 5 euro nga xhepi./Indeksonline/