18 Maj, 2023 - 9:50 am
Një Bibël Hebraike 1100-vjeçare u shit nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s në Nju Jork shifrën kolosale të 38.1 milionë dollarëve.
Për shumë ekspertë, ky çmim është rekordi i të gjitha kohërave për një libër apo dorëshkrim që nuk ishte regjistruar kurrë më parë në një ankand.
“Kodi Sassoon”, u shfaq në treg për herë të parë mbi 30 vjet më parë kur u ble nga ish-ambasadori i SHBA në Rumani, Alfred Moses. Ai dhe familja e tij e morën librin dhe ia dhuruan Muzeut Anu të Popullit Hebre në Tel Aviv.
Në këtë ankand librit iu deshën 4 minuta për të arritur në shifrën e 38 milonë dollarëve duke kaluar në këtë mënyrë dhe Kodin e Lecesterit të Leonardos që u ble nga Bill Gates për 30 mln USD në vitin 1994./ a2cnn / KultPlus.com