Shitet në ankand fustani i Princeshës Diana për çmimin “marramendës”

28 Janar, 2023 - 3:20 pm

Princesha Diana u nda nga jeta në gusht të vitit 1997. Sot, 26 vjet pas vdekjes së saj, fustani i saj legjendar prej kadifeje ngjyrë vjollce u shit në një ankand Sotheby në Nju Jork për 500 mijë dollarë.

Edhe pse vlerësimi fillestar ishte se do të kushtonte 100,000 £, çmimi me të cilin ishte blerë ishte rekord. Princesha Diana veshi fustanin e purpurt prej kadifeje në vitin 1991 dhe në një set fotografik për Vanity Fair në 1997.

Fustani është një krijim pa rripa nga Victor Edelstein dhe u shfaq në koleksionin e vjeshtës të stilistit në vitin 1989. Kinsley Schofield, themeluesi i faqes së internetit todifordaily.com, e quajti atë një “mundësi të rrallë” për adhuruesit e modës mbretërore.

“Po bëhet gjithnjë e më e vështirë për koleksionistët e pavarur që të blejnë pjesë nga veshjet e Dianës, kështu që ky është një zbulim i mrekullueshëm”, tha ai disa javë më parë./abcnews.al/ KultPlus.com

Të ngjajshme