30 Gusht, 2019 - 4:26 pm
Ministri i Diasporës i Shqipërisë, Pandeli Majko ka njoftuar se shkencëtari i ri shqiptar, Eris Duro, i cili aktualisht është pjesë e një ekipi në Cambridge, “njihet si zbulues i dy proteinave në qelizat e njeriut, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në riparimin e molekulave të ADN-së”.
Ai po merret me studime në fushën e kimisë biologjike dhe biologjisë molekulare.
Sipas Majkos, aktualisht Duro është pjesë ekipit që ofron ekspertizë për fusha të ndryshme në “Oakland Innovation” në Cambridge, Mbretëri e Bashkuar.
Më parë, ai ka qenë edhe pjesë e grupit kërkues në Universitetin e Edinburgut dhe qendrën mjekësore “Fred Hutchinson Cancer Center” në SHBA./koha.net/KultPlus.com