2 Mars, 2021 - 8:50 am
Një asjeberg gjigant me përmasat e Londrës është shkëputur nga shtresa e akullit të Antarktidës, afër stacionit kërkimor britanik.
Kërkuesit e vendosur atje thanë se ajsbergu kishte një sipërfaqe prej 1270 metrash katror dhe ishte shkëputur nga një shtresë 150 metra e trashë akulli.
Kjo vjen thuajse një dekadë pasi shkencëtarët panë së pari çarje masive të formuara në këtë shtresë.
Një çarje u zgjerua me disa qindra metra mëngjesin e të premtes para se ajsbergu të shkëputej plotësisht.
Ajsbergët zakonisht shkëputen nga Antarktida në oqean në një proces të përshpejtuar nga ndryshimet e klimës. Sidoqoftë kërkuesit thonë se në këtë rast, nuk ka prova të mjaftueshme që ndryshimet e klimës kanë luajtur një rol domethënës. Gjatë javëve ose muajve në vijim, ajsbergu mund të zhvendoset ose mund të hasë në tokë pranë shtresës kryesore. / KultPlus.com