13 Qershor, 2021 - 8:26 pm
Atleti shkodran Heldi Valikaj është shpllur Kampion Ballkani për U20 në kërcim së gjati. Valikaj është vlerësuar me medalje ari.
Kujtojmë se në shtator në Kampionati Ballkanik U20 të Atletikes, i cili u zhvillua në Stamboll të Turqisë, atleti shqiptar Heldi Valikaj zuri vendin e parë me rezultatin 7.63 m në kërcim së gjati, duke u renditur i 6-ti ne top listën europiane për U20.
Heldi stërvitet në Shkodër aty ku edhe jeton, ndërsa bashkë me trajnerin Dorjan Tafa, synojnë të marrin pjesë në Lojërat Olimpike./ KultPlus.com