24 Mars, 2020 - 2:28 am
Shkolla Finlandeze në Kosovë po fillon serinë e parë të Ligjëratave online me Liderë Botëror për të gjithë nxënësit e Kosovës. Gjatë këtyre ligjëratave, ne do të ftojmë liderë biznesesh, ekspertë të teknologjisë, trajnerë të mirënjohur, dhe mësimdhënës profesional nga tërë bota për të ligjëruar rreth aftësive esenciale për nxënësit dhe në të njëjtën kohë duke ju ndihmuar juve që të jeni një hap më afër transformimit tuaj në liderë të klasit botëror.
“Lidershipi në kohën e krizës: si të zhvillojmë mentalitet pozitiv në rininë tonë?” do të jetë ligjërata jonë e parë online me Oliver Hartley, Menaxher i Zhvillimit dhe Mësimit në Grupe për Rethink Group, një kompani e menaxhmentit të talentit me zyre në Mbretëri të Bashkuar, Dubai, Australi, dhe SHBA. Oliver ka shpenzuar 10 vitet e fundit të karrierës së tij duke vështruar, analizuar, intervistuar, dhe trajnuar liderë të klasit botëror në të gjitha fushat (biznes, akademi, dhe sport) dhe ai ka zbuluar vetitë e përbashkëta në mentalitetin e tyre që i ka transformuar jo vetëm në performues të lartë por edhe liderë të mëdhenj.
Na u bashkoni më 26 mars 2020 (e enjte) në ora 16:00 në lansimin e kësaj eksperience të mrekullueshme me ju dhe ecni një hap më shumë drejt lidershipit nga shtëpia juaj. Regjistrohuni më këtu për të ndjekur këtë ligjëratë online: https://bit.ly/3dqR01Y
Me sistemin numër 1 në botë për edukim; me mësuesit më të mirë në botë, ata finlandez; me teknologjinë më të avancuar dhe iPad edukativ për secilin nxënës; me mësimin e bazuar në fenomene e lojra dhe me qasjen krejt ndryshe të të mësuarit dhe zhvillimit të shkathtësive të shekullit 21 tek fëmijët tanë, Shkolla Finlandeze në Kosovë po shihet si një revolucion në sistemin arsimor të Kosovës. Shkolla posedon kampusin inovativ tek rrethi i QMI-së, ndërsa për më shumë informata mund të kontaktoni në 045 235 650, www.kosovo.finnish.school apo në Facebook: www.facebook.com/ShkollaFinlandeze .
(Shkrim i sponsorizuar)