24 Prill, 2020 - 3:14 pm
Pas suksesit të ligjëratave të para online të organizuara me liderë botërorë për të gjithë nxënësit e Kosovës, Shkolla Finlandeze tani organizon diskutimin e radhës me Ish-Kryeministrin e Finlandës, Z. Esko Aho, të hënën (27 prill) duke filluar nga ora 14:00.
Diskutimi do të fokusohet në gjendjen e botës pas COVID-19. Linku për regjistrim: https://bit.ly/3atJMaP
Z. Esko Aho është politikan finlandez i cili ishte Kryeministër i Finlandës gjatë viteve 1991-1995. Duke qenë kryeministri më i ri në historinë e Finlandës (mosha 36 vjeçare), Z. Aho ndikoi në nxjerrjen e vendit të tij nga recesioni duke zbatuar reforma të fuqishme ekonomike si dhe duke e vendosur atë në rrethin e Bashkimit Evropian.
Gjatë karrierës së tij, dhe tani, Z. Aho ka qenë aktiv në botën e akademisë, sektorin privat, dhe ka eskperiencë të madhe në biznes në kompani si Nokia ku ishte President i Marrëdhënieve Korporative dhe Përgjegjësisë. Aktualisht ai është Kryesues i Bordit të Drejtorëve të Cinia Oy dhe East Office of Finnish Industries, dhe poashtu është Anëtar i Bordit të Odës Ekonomike Ndërkombëtare (ICC). Përveç kësaj, Z. Aho ka qenë këshillues ndaj disa kompanive ndërkombëtare dhe ka shërbyer si President në grupe të çështjeve të vlerësimeve ndërkombëtare dhe kombëtare. Z. Aho është Kryesues i Bordit të Drejtorëve të Adven Group dhe është Drejtor Ekzekutiv i Aalto University. Z. Aho poashtu ka diploma të doktoratës nga Universiteti i Vaasa (Finlandë) dhe University i Alberta (Kanada). Më herët poashtu ka qenë profesor në Sciences Po, Paris.
Na u bashkoni më 27 prill 2020 (e hënë) në ora 14:00 në diskutimin online të hapur me Ish-Kryeministrin e Finlandës, Esko Aho, dhe pyetni direkt rreth temave të ndërlidhura me situatën aktuale në botë. https://bit.ly/3atJMaP
Sigurohuni të regjistroheni më herët për të vijuar këtë mundësi të rmekullueshme.
(Shkrim i sponsorizuar)