11 Nëntor, 2019 - 9:03 am
Programi artistik me këngë e valle do të performohen në City Hall në Manhattan në NY në Ceremoninë, Bashkia e NY-ut.
Është bërë e ditur se në shkollën shqipe “Alba Life’ në Bronx, gjatë procesit të mësimit dhe përgatitjes së programit artistik me këngë e valle që do të performohen në City Hall në Manhattan në NY, në ceremoninë që Bashkia e NY-ut do të organizojë me rastin e Festës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Themelues dhe drejtori i kësaj shkolle, Qemal Zylo, është shprehur se të gjithë nxënësit janë duke u përgatitur për Festën e Flamurit më 28 Nëntor.
“Të gjithë nxënësit ishin shumë të vëmendshëm për të dëgjuar mësueset e tyre. Në fund bëmë edhe një fotografi të përbashkët të mësueseve dhe nxënësve për t’ju përshendetur ju të dashur prindër dhe dashamirës të shkollës sonë me rastin e Festës së Flamurit dhe për t’ju ftuar të vini në këtë Celebrim të veçantë më 21 nëntor 2019“, tha ai.
Po ashtu, Zylo uroi festën prindërve dhe gjithë shqiptarëve. “Provat e përgjithshme të grupit artistik do të bëhen të shtunën e ardhshme, më 16 nëntor 2019, gjithashtu do të mirëpresim nëse ka ende prindër të interesuar që të regjistrojnë fëmijët në shkollen tonë.
“Gezuar Festën e Pavarësisë së Shqipërisë ose, si e quajmë ndryshe Festën e Flamurit!”, përfundoi themeluesi i kësaj shkolle, Zylo. Albininfo.ch / KultPlus.com