24 Maj, 2024 - 12:36 pm
Shkolla verore “Jam Shqiptar” do të hapë së shpejti dyert e saj.
Lajmin e dha sot ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili u shpreh se “këtë verë do të mirëpresim nxënësit e gjuhës shqipe në Itali”.
“Ku tjetër më mirë se në atdheun tënd do të mund të praktikosh gjuhën amtare? Eja dhe ti këtë verë për një vizitë studimore në Shqipëri, ku do të mësosh akoma më shumë mbi historinë, artin, kulturën e traditën shqiptare, gjatë eksplorimit në natyrën piktoreske të atdheut tonë të bukur”, theksoi Hasani.
Të gjithë nxënësit e klasave shqipe në Itali, duhet të dërgojnë sa më parë aplikimin në adresën: [email protected]
Afati i fundit për aplikim është data 2 qershor 2024./atsh/KultPlus.com