10 Maj, 2020 - 10:30 pm
Anëtarja e Këshillit Koordinues të Diasporës dhe Drejtoresha e Shkollës Shqipe “Foleja e Shqiponjave” në Calgary të Kanadasë, Dr. Adriana Fishta-Bejko, bën një analizë të situatës së mësimdhënies nën ndikimin e pandemisë dhe masave kufizuese të marra për shkak të saj.
Ajo flet për problematikën e mësimdhënies online, si ndikojnë ndryshimet në mësimdhënie për prindërit në vendin ku jeton dhe cilat janë vështirësitë që hasin prindërit emigrantë lidhur me edukimin e fëmijëve e si mund të kapërcehen ato.
“Çdo prind është i preokupuar për edukimin e fëmijëve të tij, në mënyrë të veҫantë, gjatë këtyre kohëve të karantinës kur shkollat janë të mbyllura dhe barra e mësimdhënies bie më shumë mbi prindërit. Vështirësitë janë të ndryshme në familje të ndryshme; disa nga ne duhet të shkojmë në punë, por nuk kemi ku t’i lëmë fëmijët, sepse shkollat dhe kopshtet janë të mbyllura. Disa prindër të tjerë mund të jenë të mbyllur në shtëpi me fëmijët për 8 javë (dhe më shumë) dhe në të njëjtën kohë u duhet të bëjnë «home schooling», në një kohë kur prindërit vetë nuk kanë qenë asnjëherë mësues. Fatkeqësisht, COVID-19 do të jetë një bashkudhetar ynë i pakëndshëm për të paktën 2 vjet të ardhshme dhe ne duhet të përgatitemi që fëmijët tanë të mos “paguajnë” për këtë pandemi me rezultate të ulëta në shkollë”, tha ajo në një intervistë për mediat shqiptare.
Po ashtu ajo e pyetur për skenarin e shtatorit të 2020 tregon se ga diskutimet e deritanishme dhe mbështetur në faktin se nuk pritet të kemi vaksinë për coronavirus deri në 2021, duket shumë e mundshme që SKENARI #2 do të jetë më i mundshmi. “Nxënësit do të kthehen në shkolla, por do të ketë shumë mënyra të prera për të evituar shpëndarjen e virusit. Ministrja është e gatëshme të ndryshohen ditët e mësimit në “turne të ndryshme” (paradite dhe mbasdite) ose ditë ndryshme të javës për klasa të ndryshme për të mundësuar distancën nga bankat në klasa. Gjithashtu, si mësuesit edhe nxënësit do të mbajnë maska në shkollë”, tha ajo, përcjell albinfo.ch / KultPlus.com