1 Shkurt, 2021 - 5:24 pm
Ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare shkrimtari i “Simpsons”, Marc Wilmore.
Këtë e bëri të ditur vëllai i tij Larry Wilmore me anë të një publikimi në rrjetet sociale, transmeton KultPlus.
“Vëllai im i dashur ka ndërruar jetë mbrëmë pasojë e koronvairusit. Ai ishte engjëlli më i mirë, më i ëmbli dhe njeriu më qesharak që kam njohur. Të dua vëllai im i vogël”, ishte mbishkrimi i imazhit.
Kujtojmë në vitin 2008 ai fitoj një çmim për “Eternal Moonshine of the Simpsons Mind”./ KultPlus.com