17 Prill, 2023 - 1:50 pm
E lindur më 29 janar 1979, Christina Koch është një inxhiniere amerikane dhe astronaute e NASA-s, klasa e vitit 2013.
Me një diplomë bachelor në inxhinieri elektrike dhe fizikë dhe një diplomë master në inxhinieri elektrike nga Universiteti Shtetëror i Karolinës së Veriut, Christina Koch pak para se të bëhej astronaute shërbeu në Administratën Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës si shefe stacioni për Samoan Amerikane dhe që atëherë ka thyer një rekord pas tjetrit në fushën e saj. Tani, Christina Koch do të bëhet gruaja e parë që do të ecë në Hënë kur misioni Artemis II i NASA-s të niset në vitin 2024.
Në fakt, astronautja tashmë mban rekordin për kohën më të gjatë që një grua ka kaluar në hapësirë, 328 ditë, dhe për pjesëmarrjen në shëtitjen e parë kozmike në 2019.
Në një intervistë në vitin 2020, Christina Koch deklaroi: “Me të vërtetë nuk mbaj mend një kohë kur nuk doja të bëhesha astronaute. Pasioni dhe dashuria për botën dhe hapësirën më rrënjosën dëshirën për të kontribuar sa më shumë për njerëzimin”.
Misioni Artemis II, anëtare e të cilit do të jetë Christina Koch, pritet të nisë në nëntor 2024 dhe do të jetë misioni i parë i drejtuar nga NASA në Hënë që nga përfundimi i programit Apollo në 1972.
NASA në bashkëpunim me Agjencinë Kanadeze të Hapësirës njoftuan më 3 prill 2023 anëtarët e misionit dhe Christina Koch do të bëhen astronautja e parë femër që do të udhëtojë në Hënë, duke shkruar emrin e saj në librat e historisë.
“Nëse jam e emocionuar? Absolutisht!”, tha ajo në një konferencë për shtyp gjatë njoftimit të ekuipazhit të “Artemis II”.
Ndërsa eksploron hapësirën dhe bën histori në qytetërimin njerëzor, bashkëshorti i Christina Koch, Robert do të kujdeset për punët e shtëpisë dhe për qenushin e çiftit. / KultPlus.com