Shoqata “ArtPlisi” ekspozon veprat e 17 artistëve shqiptarë në Wetzikon ZH

7 Nëntor, 2024 - 10:00 pm

Shoqata e arteve pamore “ArtPlisi” organizon një ekspozitë të veçantë në galerinë “Kemptnertobel” në Wetzikon ZH, e cila do të bashkojë veprat e 17 artistëve shqiptarë që jetojnë dhe krijojnë në Zvicër. Ekspozita është e kuruar nga artistja Valerijana Krasniqi,ku do të ofrojë mundësinë për të përjetuar artin shqiptar në një kontekst ndërkombëtar.

Sipas artistit Dussi Sadriji në këtë ngjarje, që do të hapet më 9 nëntor 2024, nga 17 artiste të qmuar do të ekspozohen edhe punimet e artistëve të njohur si Saimir Strati, Rame Dardania dhe Idriz Berisha, i cili do të jetë pjesëmarrës nderi në këtë ngjarje.

Saimir Strati, i njohur për mozaikët e tij të  mrekullueshëm dhe për mbajtjen e 11 rekordeve botërore, do të prezantojë disa nga krijimet e tij më të veçanta. Po ashtu, Rame Dardania do të sjellë për publikun punimet e tij të njohura në stilin abstrakt, ndërsa Idriz Berisha “Xhixhi” nga Kosova, me një karrierë të gjatë artistike, do të ndajnë veprat që përfaqësojnë mjeshtërinë e tij.

Hapja e ekspozitës do të jetë më 9 nëntor, duke filluar nga ora 18:00, dhe do të shoqërohet me një Apero dhe një program të pasur. Ekspozita do të mbetet e hapur deri më 1 dhjetor 2024, dhe është një mundësi e shkëlqyer për të shijuar artin shqiptar dhe për të njohur më shumë rreth krijimtarisë së këtyre artistëve të talentuar./KultPlus.com

Të ngjajshme