14 Shtator, 2020 - 7:40 pm
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka bërë thirrje urgjente drejtuar Institucioneve Publike të Republikës së Kosovës që të aprovohet kërkesa e tyre në lidhje me orarin e funksionimit të subjektevetë shërbimeve të gastronomisë lidhur më zgjatjen e orarit të qarkullimit të personave fizik jashtë shtëpive të tyre deri në orën 12:00 në mesnatë, përcjellë KultPlus.
”Përveç Peticionit të përpiluar më dt. 01/09/2020 dhe Kërkesës lidhur me shfuqizimin e pikave 2 dhe 18 të Vendimit nr. 01/17 të parashtruar më dt. 09/09/2020 e të protokoluara nga Zyra e Kryeministrit, gjegjësisht Ministria e Shëndetësisë në kuadër të Qeverisë së Kosovës.
SHGK ka kërkuar në secilin takim zyrtar dhe jozyrtar që ka realizuar, që me prioritet të lartë të merren kërkesat e saj, mirëpo deri më tani asnjë nga to nuk është trajtuar siç duhet.
Andaj, lidhur me shqetësimet që ka sektori i gastronomisë sa i përket gjendjes aktuale në të gjithë vendin, SHGK gjithmonë do ti dëgjojë ato dhe do ti dalë në mbrojtje, sa herë që e kërkon nevoja apo urgjenca në rastin konkret.
Në kuptim të aktiviteteve të ardhshme për të cilat do të vendoset që të aplikohen, bëhet e ditur nesër pas Mbledhjes së Jashtëzakonshme të thirrur nga Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës Petrit Kllokoqi, në Kuvendin e Anëtarëve të Shoqatës, duke ju siguruar se ato gjithmonë do të jenë demokratike dhe në frekuencë të njëjtë me veprimet apo mosveprimet e pushtetit.”, thuhet tutje në kërkesën e Shoqatës së Gastronomëve. / KultPlus.com