7 Dhjetor, 2020 - 10:29 am
Pas kalimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kanë reaguar duke i bërë Qeverisë thirrje për përmbushjen e disa kërkesave, shkruan KultPlus.
Në reagimin e tyre kërkohet zgjatja e orarit të punës dhe kjo shihet si shansa e fundit për t’u ‘ngirtur’ në këmbë pas kolapsit ekonomik.
“Lusim Qeverinë e Kosovës të na lejojnë të punojmë! Jemi pranë festave si për qytetarët e Kosovës po ashtu edhe për diasporen, duam të ju qëndrojmë më afër në kohë më të gjatë pune dhe sado pak ta përmbyllim së bashku një vit të brishtë, duke u mundësuar kështu edhe bizneseve të mbijetojnë. Është mundësia jonë e fundit që sado pak të mbesim në këmbë këtë vit”, kanë shkruar ShGK.
Një kërkesë tjetër e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës ka qenë lejimi i shërbimit ‘delievery’. Ata madje kanë sjellur shembullin e taksistëve të cilën punojnë jashtë orarit të përcaktuar të lëvizjes.
“Delevery duhet urgjentisht me u liru! Nuk ka kuptim taxit me punu edhe jashtë kufizimit të orarit ndërsa delivery jo. Delivery nuk është ndalu edhe në shumicën e vendeve të botës, sepse njerëzit janë lodhur, dhe delivery është vetëm një ndihmes për gjithë ato nana që përveq punës po kryejnë edhe rolin e mësueses e kujdestares”, kanë kërkuar Shoqata në fjalë.
Tutje, ata kanë thënë se nëse masat lirohen vetëm për 3 net të vitit të ri, kjo të mos ndodh fare.
“Me 3 lule nuk qel pranvera! Nëse qendron ideja të lirohen masat vetëm për 3 netë të vitit të ri, atëherë për ne si gastronom mos e bëni fare. Siç e ceka, me 3 lule nuk qel pranvera!” .
Kujtojmë që së fundmi Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kanë protestuar para lokaleve në Prishtinë. / KultPlus.com