Shoqata e Informatikës dhe ajo e matematikanëve me memorandum mirëkuptimi, synohet zhvillimi i të dy fushave
18 Tetor, 2021 - 2:13 pm
Shoqata e Informatikës ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi me Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës, shkruan KultPlus.
Ky memorandum ka për qëllim krijimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit në funksion të zhvillimit e avancimit të fushave të matematikës e të informatikës.
Më poshtë mund të shihni pikat e këtij memorandumi, prej të cilit pritet të përfitojnë matematicientët e Kosovës.
Përgjegjësitë e përbashkëta përfshijnë:
bashkëpunim me interes të përbashkët në fushën e matematikës e të informatikës.
projekte të përbashkëta si organizata partnere para donatorëve të ndryshëm
projekte dhe aktivitete që i kontribuojnë identifikimit dhe përkrahjes së talenteve të fushës së matematikës e të informatikës.
ndihma reciproke për zhvillimin dhe nxitjen e kërkimit shkencor, aplikativ e industrial në fushat e matematikës e informatikës.
rritja e nivelit të punës pedagogjike-shkencore për modernizimin e përmbajtjes dhe metodave të mësimdhënies së matematikës e të informatikës, si në arsimin parauniversitar ashtu dhe atë universitar.
propagandimi i arritjeve të matematikës e të informatikës në opinionin mbarëkombëtar dhe nxitja e zgjerimit të përdorimit të metodave të përparuara të tyre në fusha të ndryshme të veprimtarisë njerëzore në vendin tonë.
propagandimi i punës së veçantë me nxënësit dhe studentët për zhvillimin dhe përkrahjen e talenteve të reja në matematikë e informatikë.
promovimi i matematikanëve e informatikanëve shqiptarë të diasporës.
ftuarja e studiuesve në veprimtari të rëndësishme shkencore e industriale që organizojnë dhe që paraqesin interes për palën tjetër (ligjërata shkencore dhe edukuese, referime, konferenca, sesione, workshope, promovime botimesh, promovime të olimpiadave apo konkurseve kombëtare dhe ndërkombëtare të matematikës e të informatikës, etj.)
botimi në organet shkencore studime të palës tjetër që pasqyrojnë arritjet përkatëse në fushën e matematikës e të informatikës.
shkëmbimi i literaturës dhe informacionit shkencor, aplikativ e industrial me interes për secilën palë.
shkëmbim i revistave dhe botimeve të tyre të tjera shkencore në kopje fizike apo elektronike
ndihmë për zhvillimin e bashkëpunimit edhe me institucione të tjera
Memorandumi u nënshkrua në ambientet e Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore./ KultPlus.com