12 Tetor, 2020 - 1:35 pm
Ekonomistët amerikanë, Paul Milgrom dhe Robert Wilson, fituan Çmimin Nobel për Ekonomi.
Ata u shpërblyen në lidhje me përmirësimet në teorinë e ankandit.
“Ankandet janë kudo dhe ndikojnë në jetën tonë të përditshme. Laureatët e këtij viti, Paul Milgrom dhe Robert Wilson, kanë përmirësuar teorinë e ankandit dhe kanë shpikur formate të reja ankandi, duke përfituar shitësit, blerësit dhe taksapaguesit në të gjithë botën”, shkroi në faqen zyrtare, Komiteti i Çmimit Nobel.
Ky është shpërblimi i gjashtë që ndahet nga Komiteti i Nobelit këtë vit.
Ceremonia tradicionale e fituesve që zakonisht ndahet në dhjetor është anuluar dhe disa organizime po mbahen në formën online për të shmangur rrezikun e përhapjes së koronavirusit. / KultPlus.com