19 Tetor, 2019 - 8:00 pm
Shpella e Trenit ose siç njihet ndryshe “gryka e ujkut” në Devoll po tërheq gjithmonë e më shumë turistë të huaj, por shteti ka harruar ta mirëmbajë. Monumenti mbart vlera të rralla që janë dëshmi e fortë e jetës 6 mijë vite para erës sonë.
Daton 6 mijë vite para erës sonë, dëshmi e fortë e jetës së hershme, me vlera të rralla, por është ndër monumentet më të braktisur.
Vetëm pak kilometra larg qytetit të Devollit, Shpella e Trenit ose siç njihet ndryshe “ Gryka e Ujkut” edhe pse e braktisur nga institucionet shtetërore, nuk braktiset nga turistet e huaj.
Për turistët, është mbresëlënëse të hysh në shpellë dhe të shohësh vlerat e saj.
Në këtë objekt natyror, buzë Liqenit të Prespës së Vogël, janë gjetur gjurmë, piktura në gur dhe punime qeramike, të banorëve të hershëm të këtij pellgu. Edhe pse mbrohet me ligj, fondet për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e këtij objekti të veçantë janë te pakta./oranews.al/ KultPlus.com