23 Nëntor, 2024 - 11:57 pm
Shpella e Valit është një destinacion i përkryer për adhuruesit e aventurës, eksplorimit dhe fotografisë.
E vendosur brenda Parkut Natyror “Mali me Gropa-Bizë-Martanesh”, kjo perlë natyrore spikat për bukurinë e saj dhe peizazhet e paprekura që e rrethojnë.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, në një postim në rrjetet sociale shkruan se “ky monument natyror, ndër më të çmuarit e zonës, tërheq vizitorë vendas dhe të huaj që kërkojnë të shijojnë natyrën dhe qetësinë larg qytetit, duke ofruar një përvojë unike për të apasionuarit pas natyrës dhe eksplorimit.”
Shpella e Valit, është një atraksion natyror i njohur për bukurinë e saj unike dhe karakteristikat gjeologjike./ atsh/ KultPlus.com