Shpërndahen librat shqip në SHBA

17 Shtator, 2019 - 9:07 am

Qendra e Botimeve për Diasporën ka njoftuar se ka filluar shpërndarja e teksteve shkollore në SHBA, të cilat janë dërguar nga Shqipëria, shkruan KultPlus.com

“Tekstet shkollore për mësimdhënien në Diasporë, të cilat u dërguan nga Qendra e Botimeve për Diasporën të mërkurën e shkuar për në SHBA, nën kujdesin e veçantë të ambasadës shqiptare atje, kanë filluar të shpërndahen në të gjitha shkollat shqipe në SHBA”, ka njoftuar Qendra e Diasporës.

Të ngjajshme