Shpërndahen shtesat për fëmijë dhe për pensionistë

26 Dhjetor, 2023 - 10:42 pm

Ministri i Financave, Punës dhe trnsfereve, Hekruan Murati ka njoftuar se sot janë ekzekutuar  shtesat për të gjithë fëmijët që janë në sistem të shtesave për fëmijë.

“Mjetet janë transferuar bashkë me shtesën e zakonshme mujore, në llogarinë e njëjtë. Varësisht nga banka, mund të marrë pak kohë derisa mjetet të reflektohen në llogarinë bankare,” ka njoftuar ai në Facebook.

Gjithashtu, ai bëri të ditur se pas të gjitha përgatitjeve teknike nga stafi i Minsitrisë, sot janë  ekzekutuar edhe shtesat e njëhershme për të gjithë pensionmarrësit. /KultPlus.com

Të ngjajshme