5 Qershor, 2022 - 2:00 pm
Ka shkuar në 40 numri i të vdekurve prej shpërthimit të madh që ndodhi të shtunën në Bangladesh.
Qindra njerëz kishin mbërritur për të shuar zjarrin kur një numër i kontejnerëve të transportit shpërthyen në vendin në Sitakunda, raporton BBC.
Dyshohet se në disa nga kontejnerët ruheshin lëndë kimike.
Zjarret industriale janë të zakonshme në Bangladesh dhe shpesh fajësohen për rregulloret e dobëta të sigurisë.
Shumë prej të plagosurve raportohet të jenë në gjendje kritike dhe numri i të vrarëve pritet të rritet.
Spitalet e zonës janë mbingarkuar dhe është apeluar për dhurim gjaku për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish. /KultPlus.com