Shpresa Mulliqi shpërblehet me çmimin ‘Kampioni i Gjinisë’ nga OSBE

11 Korrik, 2024 - 5:58 pm

Sot, në Vjenë, profesoresha universitare, Shpresa Mulliqi është shpërblyer me çmimin ‘Kampioni i Gjinisë’ nga OSBE, përcjell KultPlus.

Ky vlerësim vjen për kontributin dhe përkushtimin e saj personal në mbrojtjen dhe fuqizimin e të drejtat e grave.

Shpresa Mulliqi është zyrtarë Kombëtare e Ndërgjegjësimit për Sigurinë Publike në Misionin e OSBE në Kosovë, e cila u nominua nga kolegët për të qenë një forcë transformuese në promovimin e barazisë gjinore dhe përfshirjes sociale përmes përkushtimit të saj në ngritjen e kapaciteteve të Shoqatës së Grave në Policinë e Kosovës dhe Asociacionin e Grave në Agjencinë Korrektuese të Kosovës./KultPlus.com

Të ngjajshme