Shqipe Sylejmani nominohet për “Fytyrën e Vitit” në SRF: Këtu mund të votoni!

14 Mars, 2023 - 9:00 pm

Shqipe Sylejmani shkruan: Është një nder i madh për mua të jem ndër të nominuarit e këtij viti për “G&G Awards: Fytyrat e Vitit” nga @srffacesandstories.

Shkrimtarja, publicistja dhe aktivistja e njohur Shqipe Sylejmani nga Kantoni Baselland është nominuar për titullin “G&G Awards: Fytyrat e Vitit”. Nominimi i saj është bërë në kategorinë “Brückerbauer:innen” (Ndërtues/e urash), shkruan albinfo.ch.

Këto janë fytyrat dhe historitë më emocionuese të vitit 2022, shkruan srf.ch.
Më 1 prill 2023 do të prezantohet për herë të dytë spektakli “G&G Awards”. Shikuesit do të ndihmojnë përmes votimit në përcaktimin se kush do të jetë “Fytyra e Vitit”.

Redaktorët e emisionit “Gesichter & Stories” (nga SRF)  “TELE” dhe “GlücksPost” prezantojnë për herë të dytë çmimin “G&G Awards”, transmeton albinfo.ch. Fytyrat dhe historitë më të mira të vitit 2022 do të nderohen në disa kategori, në mes tjerash ehde në atë të Ndërtuesve të urave.

Ja se si e përshkruan srf, të nominuarën, Shqipe Sylejmani. Shqiptarja kosovare ka ardhur në Zvicër në moshën katër vjeçare. Por ëndrra e saj për një jetë më të mirë këtu, i është turbulluar: asaj i është dashur të durojë ngacmimet lidhur me emrin e saj, madje edhe fyerjet raciste në Festivalin Zviceran të Mundjes dhe Alpeve (që u mbajt verën e kaluar). Si autore, 35-vjeçarja reflekton mbi jetën mes dy botëve.

Të kujtojmë: Shqipe Sylejmani është zgjedhur Personalitet i Vitit 2022 nga redaksia e platformës mediale albinfo.ch, në kategorinë e kulturës dhe aktivizmit social.

Shqipja është e vetmja femër në këtë kategori ndërsa të nominuarit tjerë janë futbollistë dhe këngëtarë, të gjithë “secondos”, dmth qytetarë zviceranë, me prejardhje të huaj.

Ndërsa Shqipe Sulejmani ka bërë me këtë rast një postim në FB, ku shkruan: Është një nder i madh për mua të jem ndër të nominuarit e këtij viti për “G&G Awards: Fytyrat e Vitit” nga @srffacesandstories.

Nuk e di se me çfarë e kam merituar këtë, duke pasur parasysh atë që të nominuarit e tjerë bëjnë çdo ditë për kulturën dhe shoqërinë, përcjell albinfo.ch. U jam edhe më shumë mirënjohës atyre që tashmë e kanë vlerësuar pafundësisht kontributin tim me këtë nominim. Ka njerëz dhe projekte vërtet të shkëlqyera, të nominuar këtu dhe nëse dëshironi, jeni të mirëpritur të votoni për projektin tuaj të zemrës këtu.
E fundit por jo më pak e rëndësishme: “FALEMINDERIT. Preke hunen, si thojn te na.”. (Këtë fjalinë, në fund fare, e ka shkruar shqip.

Votimin për Shqipen, mund ta bëni në linkun më poshtë:

https://www.srf.ch/sendungen/gesichterundgeschichten/g-g-awards-das-sind-die-spannendsten-gesichter-und-geschichten-2022?srg_shorturl_source=ggawards&fbclid=IwAR0aha_VSy-PuZg3GvvRhO1xBemuXxmq5C3z7k-L7aXl95Lc-vxLp2ZzmTc

Të ngjajshme